Nusreti në Mykono, mediat greke e kritikojnë pse nuk mban maskë
Ishulli i Mykonos në Greqi është një nga destinacionet më të njohura në botë ku shkojnë shumë personazhe të famshëm. Jeta e natës dhe festat në këtë ishull janë të shfrenuara, por këtë vit masat e ndërmarra kundër koronavirusit ka bërë që të mos jetë shumë i populluar.
Sikurse ndodh çdo sezon veror, kuzhinieri i njohur turk Nusret zhvendoset në Mykonos ku ofron për turistët gatimet e tij që janë bërë të njohura botërisht për mënyrën dhe stilin e ndryshëm të gatimit.
Edhe pse dyqanet dhe restorantet e tjera në ishullin grek respektojnë protokollet e sigurisë, Nusreti i anashkalon ato. Pikërisht për këtë fakt, ai është kritikuar nga mediat greke të cilat shkruajnë se kuzhinieri turk nuk do të prishë imazhin e tij për asgjë në botë.
“Edhe pse është në kontakt të ngushtë me klientët, ai shërben pa maskë, por mban syzet e diellit, që janë pjesë e imazhit të tij. Edhe pse pjesa tjetër e stafit mban maskë, kuzhinieri nuk do të prishë për asnjë çast imazhin, që në fund të fundit e kanë bërë atë të famshëm”, shkruajnë mediat greke. /tvklan.al