Nxënësi 15-vjeçar zbulon qytetin antik të Maya-ve
Një nxënës kanadez, vetëm 15-vjeçar, ka zbuluar një qytet antik që i përkiste Maya dhe që ka qenë i fshehur për shekuj me radëw në xhunglën meksikane.
William Gadoury, që banon në një qytezë me 60 mijë banorë, pranë Montreal, ka kaluar orë duke studiuar diagramat e yllësive dhe hartave të qyteteve antike të Maya. Duke analizuar 22 yllësi të ndryshme, 15 vjeçari, ka zbuluar që ato korrespondonin me lokalitet e 117 qyteteve të Maya-va të shpërndara në Mesikë, Guatemalë, Honduras dhe El Salvador. Por në një prej yllësive kishte diçka që nuk shkonte. Kishte 3 yje, por vetëm dy korrespondonin me qytete të njohura tashmë. William, përdori Google Map dhe zbuloi një qyet të ri të fshehur në thellësi të xhunglës, së Yucatan. Fotografitë satelitore kanë konfirmuar parashikimet e tij, duke treguar forma gjeometrike që afrohen me strukturën e piramidave antike të Maya-ve dhe të rreth 30 ndërtesave të tjera pikërisht në zonën e treguar nga 15-vjeçari./tvklan.al