Nxënësi i drejton armën në kokë mësueses
Këto pamje shokuese vijnë nga një gjimnaz në Francë, ku një nxënës i drejton armën mësueses. Pasi mësuesja i kishte vendosur mungesë, ky nxënës ngrihet i drejton në kokë një pistoletë me ajër, por fatale nga ajo distancë. Ai i kërkon ta heqë mungesën, ndërsa të tjerë djem shihen në video teksa dëfrehen më këtë skenë.
Në fund tentativa e armatosur për heqjen e mungesës shkoi dëm, pasi në Francë regjistrat janë elektronikë. Ministri i francez i Arsimit Jean-Michel Blanquer dënoi ashpër aktin dhe shprehu solidaritetin me mësuesen. Agresori dhe adoleshenti tjetër që shfaqet në video u arrestuan.
Tv Klan