Nxënësit braktisin shkollën, Tepelena lëshon alarmin mbi anafalbetizmin (21 Nëntor 2000)
Për të parandaluar braktisjen e shkollës, Drejtoria Arsimore Tepelenë ka vendosur 180 gjoba familjeve që nuk sjellin fëmijët e tyre në shkollë. Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 13 mijë lekë të reja, por asnjë nga këto shuma nuk është mbledhur. Që nga viti 1997 e deri sot, gjithë Prefektura Gjirokastër numëron 105 nxënës që kanë braktisur shkollën.
Ka nxënës që kanë braktisur këtë insitution me 30% deri 50% të mungesave të tyre. Zonat e thella si Levan, Izvor, Buzë e Arrëz mbajnë numrin më të madh të fëmijëve që kanë braktisur shkollën. Tepelena tashmë lëshon alarmin mbi anafalbetizimin./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti