Nxënësit e shkollës “Qemal Stafa”, konkurs teatral – (8 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Mbylljen e vitit shkollor nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa” e kanë organizuar ndryshe. Konkurs teatral ndërmjet viteve të para të kësaj shkolle. 35 nxënës gjithsej janë ngjitur në skenën e sallës Dea të Pallatit të Kulturës ku kanë interpretuar pjesë të autorëve të huaj si dhe krijime të klasave të tyre.
Të gjitha pjesët teatrale i kanë trajtuar pak a shumë nëpërmjet një filozofie të thjeshtë, problemet e qenies njerëzore me të mirat dhe të këqijat. Problemet e njohjes së krizës së individit dhe problemin madhor social të gjimnazeve tona drogën.
Nëpërmjet një certifikate ky konkurs ka evidentuar interpretuesit më të mirë. Ky aktivitet, i cili është dhënë si urim për maturantët e kësaj shkolle është organizuar nga senati i këtij gjimnazi./tvklan.al