Nxori armën pa u prezantuar si efektiv, nisin hetimet për policin në Korçë


Nxori armën pa u prezantuar si efektiv, nisin hetimet për policin në Korçë

11:27 10/10/2021

Një efektiv policie në Korçë po hetohet nga  Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Mësohet se efektivi me iniciale  E.J., është përfshirë në një konflikt mes dy personave dhe ka nxjerr armën e shërbimit.

Sipas autoriteteve konflikti është zhvilluar një ditë më parë mes dy të rinjve, ku A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta një 23-vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Punonjësi i policisë, duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet po vijojnë nga Prokuroria së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme