Nxorri sekretet e tyre, sot ju kërkon falje publikisht shoqeve të saj


Nxorri sekretet e tyre, sot ju kërkon falje publikisht shoqeve të saj

18:53 05/04/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot historinë e një shoqërie 12-vjeçare, e cila për shkak të disa keqkuptimeve dhe fjalëve jo të duhura pësoi një krisje. Xhensila nuk e fal dot veten për fjalët dhe faktin që ka treguar sekretet e shoqeve të saj.

Prandaj ajo i është drejtuar emisionit, për t’ju kërkuar shoqeve të saj falje dhe që gjithçka mes tyre të jetë si më parë.

Xhensila: E bëra dhe këtë çmenduri unë, e keni parasysh mua kur më fiksohet diçka dhe dua ta bëj. Megjithatë e bëra këtë për t’ju thënë që ju dua shumë, për t’ju thënë të më falni me pastërti, me sinqeritet për atë që kam bërë unë. Se ndoshta ju më keni falur, por unë nuk ndihem mirë sinqerisht. Ju dua pafund dhe shpresoj shumë që kjo shoqëri të zgjasë deri sa të kemi jetë dhe mos ndahemi asnjëherë nga njëra-tjetra dhe të vazhdojmë jetën siç kemi qenë.

Ela: Është një shoqja jonë. E pata unë shoqe dhe po kalojmë shumë vite, u bë shumë mike me njerëzit e mi të gjithë, me niprit mbesat e mia u bë shoqëri, por ndodhin keqkuptime. E falenderoj shumë që ka marrë gjithë këtë mundim bashkë me juve. E falenderoj shumë dhe e kam falur gjithsesi, unë e kisha falur dhe kështu.

Ada: Unë e dua shumë Xhein dhe dua ta falenderoj për këtë mesazh, ka qenë një shoqe shumë e mirë për neve dhe vazhdon të jetë akoma. Kështu që gjërat e tjera nuk kanë rëndësi.

Ardit Gjebrea: Ajo na tregoi gjithë historinë dhe fajin që kishte bërë dhe e vuante dhe vazhdon ta vuajë dhe tha nuk ja fal vetes këtë që kam bërë. Aq të mira janë ato dhe si u solla unë me ato.

Ada: Unë kam motra dhe vëllezër plot, 4 motra dhe 4 vëllezër. Por një shoqe e mirë apo shok i mirë, normal që bëhet pjesë e jetës, pjesë e familjes, ajo hyn dhe del nga shtëpia jonë. Më erdhi keq për disa gjëra të vogla që u shkëmbyen, por jo për të mos ta falur. Po unë vij pak me krenari dhe ndoshta e ka marrë këtë mundim, po unë e kisha falur gjithsesi. Por tani pikat mbi i, mbaroi, të vijë Arditi dhe të bëhet gjithë kjo gjë e bukur. E kam falur, e dua shumë dhe i uroj vetëm të mira asaj, djalit të saj dhe çfarë i do zemra, me shpirt. /tvklan.al






Të ngjashme