“O të marri hak shteti, ose…”, kërcënimi i babait që i vdiq vajza në spital


“O të marri hak shteti, ose…”, kërcënimi i babait që i vdiq vajza në spital

17:04 30/01/2017

Në spitalin e Beratit një vogëlushe ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Familjarët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, kurse policia ka nisur hetimin për mjeken.

“O të marri hak shteti, ose do ta marr vetë, këtë e kam të vendosur”, thotë babai i vajzës 3 vjeçe, Xhevahir Drrasa.

“Shkoj herën e tretë, i them doktoreshë të lutem çohu. Pastaj më hodhën si qen në rrugë me gjithë vajzën”, thotë nëna e vajzës.

Por mjekja që ka trajtuar vogëlushen thotë se temperatura e lartë i preku trurin,

Rastet e vdekjeve në spital po shikohen me mosbesim të theksuar ndaj bluzave të bardha. Denoncimi për ngjarjen në spitalin e Beratit vjen pas shumë denoncimeve në Tiranë dhe në spitale të tjera./ tvklan.al






Të ngjashme