“O Zot na ndihmo…” (Video)
Këto janë pamjet e xhiruara brenda një autobusi në të cilin udhëtonin 40 pelegrinë, të cilët përfunduan në ajër nga një tornado i fuqishëm që goditi Rumaninë. Fenomeni natyror, i pari në 17 vjet, e hodhi mjetin në një fushë teksa kaloi nëpër zonë duke lënë pas shkatërrim.
8 prej pasagjerëve mbetën të plagosur në incidentin e ndodhur pasditen e së mërkurës, pranë qytezës së vogël të Drajna, në jug të vendit. Në pamjet e xhiruara nga një prej pelegrinëve, shoferi mund të shihet teksa i afrohet tornados 2 tonëshe që ndodhej në një fushë.
E teksa autobusi i afrohet, personi i cili po regjistron papritur humb kontrollin duke u rrëzuar dhe më pas kamera bëhet e zezë. Në video mund të dëgjohen njerëzit teksa bërtasin nga frika dhe i luten Zotit.
10 shtëpi u shkatërruan nga tornadoja që mori përpara gjithçka gjeti në rrugën e saj. Ajo u formua rreth 80 kilometra larg kryeqytetit rumun, Bukureshtit.
Dëshmitarë thanë se autobusi fluturoi më shumë se 9 metra tutje. Sipas ekspertëve të Agjencisë Kombëtare Rumune të Meteorologjisë tornadoja u shfaq kur një front i ftohtë atmosferik u përplas më ajrin e ngrohtë. Ata shpjeguan se erërat ngritën pluhur dhe pisllëk nga fusha në ajër, duke sqaruar gjithashtu përse gjysma e poshtme e tornados ishte më e errët se pjesa lart.
Hera e fundit që Rumania u godit nga një tornado ishte Gushti i vitit 2002. Mbi 400 shtëpi u shkatërruan në atë kohë në Ialomița, ndërsa një grua dhe një fëmijë humbën jetën dhe 14 banorë mbetën të plagosur.
/tvklan.al