Obama në Dallas: Racizim nuk ka mbaruar, askush nuk është i paprekshëm

epa05422181 US President Barack Obama (R) embraces Dallas Police Department Chief David Brown (L), during the Interfaith Tribute to Dallas Fallen Officers at the Morton H. Meyerson Symphony Center in Dallas, Texas, USA, 12 July 2016. Five Dallas police officers died after an ambush assault by a gunman during a protest rally in Dallas on 07 July. EPA/LARRY W. SMITH

Obama në Dallas: Racizim nuk ka mbaruar, askush nuk është i paprekshëm

10:06 13/07/2016

Ka tentuar që ngushëllojë dhe të bashkojë një komb që nuk po gjen qetësi, presidenti i SHBA Barack Obama, i cili ka mbërritur në qytetin e blinduar të Dallasit, për varrimet e 5 agjentëve të bardhë të policisë të vrarë nga një snajper me ngjyrë, që u hakmorr ndaj vrasjes së dy afro-amerikanëve të vrarë nga policia javën e kaluar.

“Asnjë individ, asnjë institucion nuk është i paprekshëm nga paragjykimi racor ” ka thënë presidentit i SHBA-ve, në ceremoninë e 5 agjentëve të vrarë në Dallas.

“Racizmi, nuk ka mbaruar me Martin Luther King, apo me ligjet e të drejtave Civile. Paragjykimet mbeten dhe të gjithë ne përballemi me to në një pikë të jetës. Të jemi sinqertë, të kuptojmë paragjykimin që kemi brenda nesh”, ka vijuar kreu i Shtëpisë së Bardhë

“Dhimbja që kemi mund të mos kalojë shpejt, por unë kam besimin se policët në Dallas nuk vdiqën kot. Dhimbja jonë mund të na shndërrojë në një vend më të mirë.”, kanë qenë fjalët e Obamës./tvklan.al






Të ngjashme