Obama së shpejti i papunë

Obama së shpejti i papunë

14:50 19/10/2016

Në 8 Nëntor, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë zyrtarisht i papunë.

Si rrjedhojë, një intervistë pune është improvizuar në programin “The Late Show”, të moderatorit Stephen Colbert, transmetuar në rrjetin mediatik amerikan CBS.

Intervista ka kaluar me batuta dhe të qeshura, ndërsa presidenti nuk ka humbur rastin për të dhënë mesazhet e tij lidhur me zgjedhjet e afërta presidenciale.

Në fillim ka qenë moderatori Stephen Colbert, ai që ka hyrë pa leje në zyrën e presidentit por Randy, menaxheri i zyrës së punës është ai që ka zhvilluar intervistën

Randy: Përshëndetje, jam Randy, menaxheri i zyrës.

Obama:

Ti je këtu të më ndihmosh që të shes aftësitë e mia pasi të lë presidencën?

Randy: Kjo është ajo që bëj për të jetuar. Tani do gjejmë çfarë do bësh ti për të jetuar.

Randy:  Nuk shoh asnjë rritje në detyrë gjatë 8 viteve të fundit. Kjo nuk është gjithmonë një gjë e mirë. A mund të ma shpjegosh këtë?

Obama:

Të them të drejtën nuk ka patur hapësira avancimi në punën time të fundit. I vetmi dhe më i larti pozicion ishte ai i bashkëshortes time.

Randy: Na përshkruaj nëse mundeni llojin e zyrës për të cilin do ju pelqente të punonit.

Obama:

Po shpresoja për një zyrë të këndshme katrore, që të paktën të ketë cepa.

I pyetur nëse ka rekomandime nga bashkëpunëtorët e kaluar, Obama përmendi mes tyre edhe çmimin Nobel për Paqen, por nuk la të mungonte autoironia.

Obama:

Kam marrë edhe çmimin Nobel për paqen.

Randy: Oh vërtet, me çfarë motivacioni?

Obama:

Të them të drejtën, akoma nuk e di.

Intervista e improvizuar e punës shërbeu edhe si një bilanc për punët e rëndësishme që Obama ka bërë gjatë presidencës së tij 8-vjeçare, mes tyre ai përmendi nënshkrimin e marrëveshjes së klimës dhe rihapjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Kubës.

Gjatë intervistës në zyrën e punës, Obama ftoi amerikanët të votojnë duke thënë se tani kanë mundësinë të bëjnë histori, kështu që shkoni atje dhe votoni, tha ai.

t, transmetuar në rrjetin mediatik amerikan CBS.

Tv Klan

Të ngjashme