Obama: Trump do të ndryshojë, ose…


Obama: Trump do të ndryshojë, ose…

09:15 15/11/2016

Presidenti Barack Obama tha se “batutat për televizion” jo gjithmonë janë të barasvlershme me politika të shëndosha dhe se presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta shohë se Shtëpia e Bardhë “ka për ta ndryshuar rrënjësisht shumë shpejt”.

Presidenti Obama i bëri këto komente të hënën, në konferencën e parë të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, që pas zgjedhjeve dhe fitores së paparashikuar të Donald Trumpit ndaj kandidates demokrate Hillary Klinton.

Presidenti Obama, i cili u takua të nesërmen e zgjedhjeve me fituesin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, tha se beson se presidenti i ardhshëm nuk është aq ideologjik sa ç’mendojnë njerëzit dhe se ai do të jetë një udhëheqës pragmatist, për sa kohë të jetë i rrethuar nga njerëz të mirë.

Presidenti Obama tha se ai po largohet duke e lënë vendin në gjendje më të mirë se sa e gjeti kur erdhi në pushtet në vitin 2009, kur ekonomia rrezikohej nga depresioni me një “sërë rreziqesh që duheshin shuar”.

Presidenti Trump, tha ai, do të ketë “kohën dhe hapësirën” e duhur për të marrë vendimet e tij ligjore dhe se temperamenti aq shumë i përfolur, nuk do të jetë përherë një gjë e mirë për të.

Presidenti tha se ata që e kundërshtojnë Trump duhet të pranojnë se kjo është mënyra se si funksionon demokracia. Ai u bëri thirrje atyre të lejojnë udhëheqësin e ri të marrë vendimet e veta, duke shtuar se, populli amerikan do ta gjykojë drejtësinë e tyre.

Presidenti Obama tha se zgjedhja e Donald Trumpit, me një pjesëmarrje 55 për qind, ku Trumpi humbi votën popullore, por fitoi votën e Kolegjit Elektoral, është një kujtesë se zgjedhjet janë të rëndësishme dhe çdo votë është e rëndësishme./tvklan.al






Të ngjashme