Objektivat e ekipit të Partizanit për vitin 2001 – (14 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia, Partizani në këtë fillim viti e vazhdoi në Ohër të Maqedonisë, me synimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, por ashtu siç shprehet edhe kapiteni Shulku për t’u paraqitur denjësisht në Kupën e Republikës.
Ilir Shulku:- “Synimi i parë që mund të quhet tek sportdashësit dalja në kategori të parë, për mendimin tim personal është e padiskutueshme, ndërsa objektivi kryesor i stafit dhe i lojtarëve është Kupa e Republikës”.
Ndeshja me Bylisin e Ballshit javën e ardhshme është përballimi i parë zyrtar i vitit 2001. Kështu që takimi miqësor kundër Pogradecit, i cili u luajt në Ohër dhe u fitua nga skuadra e kuqe 4-0, por dhe takimet e ardhshme, do t’i shërbejnë trajnerit Bajko, që të synojë, jo vetëm paraqitjen dinjitoze ndaj Bylisit, por edhe të bëjë realitet ëndrrën e mijëra tifozëve të Partizanit.
Trajneri Neptun Bajko:- “Ka filluar një proces rinovimi në të gjitha aspektet, duke ndjekur një strategji afatgjatë, ka filluar një stazh pregatitje me qëllim rritjen e aftësive të ekipit”.tvklan.al