OBSH: Kemi rrugë të gjatë para, virusi…
Pandemia e koronavirusit në Europë është duke u stabilizuar dhe duke rënë, por sërish duhet pasur kujdes. Është kjo deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas tij shqetësim mbetet situata në Afrikë, Amerikën Jugore dhe Qendrore dhe Europën Lindore pasi po rritet trendi i infeksioneve.
“Mos bëni gabime. Kemi rrugë të gjatë përpara. Virusi do të jetë pranë nesh për një kohë të gjatë”, tha ai.
Ghebreyesus tha se njerëzit janë të frustruar pe urdhrat e qëndrimit në shtëpi.
“Bota nuk mund dhe nuk do të shkojë atje ku ishim. duhet të ketë një normale të re, një botë më të shëndetshme, të sigurt dhe të përgatitur më mirë”, tha ai./tvklan.al