OBSH: Maskat të përdoren nga qytetarët
“Popullsia të furnizohet me maska artizanale. Kujdes mjekët!”
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbështet përdorimin e maskave nga popullsia si një mënyrë efektive për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Referuar studimeve më të fundit, rezulton se koronavirusi përhapet gjerësisht edhe përmes ajrit. Covid-19 mund të jetojë deri në tre orë në grimcat e imta që qarkullojnë në ajër, çka rrezikon infektimin e personave që ecin pa maska në zonat ku kanë qarkulluar të prekurit nga ky virus.
Zyrtarët e OBSH-së janë të mendimit se përdorimi i gjerë i maskave nga popullsia është i nevojshëm në këto kushte.
Ata apelojnë për përdorimin e maskave artizanale apo të prodhuara në shtëpi, si zgjidhje në kushtet kur maskat profesionale mungojnë dhe ato nevojiten më së shumti për të mos rrezikuar jetën e stafit mjekësorë.
Vende si Kina, por edhe rajoni italian i Lombardisë, vatra të pandemisë globale e kanë të detyrueshëm përdorimin nga popullsia të maskave, çka ka rezultuar një mënyrë efektive në frenimin e përhapjes masive të koronavirusit.
Edhe ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autoritetet kanë kërkuar përdorimin e maskave në masë të gjerë nga popullsia.
Tv Klan