OBSH, Ministria e Shëndetësisë, spitalet shqiptare – (25 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
41 spitalet e Shqipërisë kanë kaluar në një vështrim të hollësishëm të detajuar në një studim mbi kushtet e punës nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata Boterore e Shëndetësisë dhe Shoqata “Merlin” me mbështetjen financiare të departamentit britanik. Njëkohësisht është paraqitur dokumenti i strategjisë dhe reformës në sektorin shëndetësor.
Gjendja e spitaleve tona sipas vëzhguesve është e trasheguar prej 50 vitesh. Në këtë studim është anashkaluar përparimi i 10 viteve të fundit. Në strategjinë që do të detajohet shihen mundësitë e kurimit të mjaft rasteve edhe në spitalet e rretheve, të mos jetë veç Tirana grumbulluesja e tyre. Por tashmë për një shërim cilësor popullsia duhet të paguajë.
Shërbimi shtetëror do të mbetet i tillë, por cilësori ka edhe harxhime. Kjo është edhe analiza e përgjithshme e të dhënave të marra në 4 spitalet shqiptare./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti