OBSH: Presim të punojmë “ngushtë” me Biden
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përshëndeti Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe tha se është duke pritur të punojë ngushtë me administratën e re në SHBA.
“Ne i mirëpresim të gjitha përpjekjet për të forcuar këtë organizatë jo për hir të saj, por për hir të njerëzve që u shërbejmë,” u shpreh drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Presidenti i SHBA Donald Trump, më parë ka akuzuar OBSH-në si “Kine-centrike” në trajtimin e pandemisë COVID-19, një akuzë që Tedros e ka mohuar në mënyrë të përsëritur.
Pas shumë kritikave ndërkombëtare që Trump i ka bërë OBSH-së mes të pandemisë. Ai ka ngrirë fondet e SHBA-së për OBSH-në dhe ka filluar një proces që do të shihte vendin të tërhiqej nga organizata Korrikun e ardhshëm.
Megjithatë, nga ana tjetër Biden është shprehur se ai do ta shfuqizojë vendimin e Trump për të braktisur OBSH-në, që në ditën e tij të parë të punës.
Tedros në deklaratën e tij, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të rimarrin një ndjenjë qëllimi të përbashkët, duke u shprehur me fjalët se: “Në këtë frymë, ne përgëzojmë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris dhe shpresojmë që të punojmë me këtë administratë shumë ngushtë.”
Sa iu përket vaskinave që po zhvillohen kundër Covid-19, Tedros tha që ato duhet të ndahen në mënyrë të drejtë si “të mira publike globale, e jo si mallra private”./tvklan.al