OBSH: Rritje e vdekjeve në zonat urbane


OBSH: Rritje e vdekjeve në zonat urbane

16:05 05/11/2019

“Zhvillimi dhe aksidentet shkaktarët kryesore”

Për ekspertët e shëndetësisë botërore, numri i vdekjeve në rritje nga aksidentet rrugore në zonat urbane është si pasojë e mungesës së infrastrukturës dhe sinjalistikës. Vetëm gjatë një viti, 1.35 milionë persona të moshës 5 deri 29 vjeç humbasin jetën në botë në aksidente rrugore.

Shqipëria numëron më shumë se 4700 aksidente rrugore me 125 viktima vetëm në 10 muajt e parë të 2019. Shumica e aksidenteve janë në zonat urbane, ku Tirana, Vlora dhe Fieri kanë numrin më të lartë të tyre.

Ndotja e ajrit e ndikuar kryesisht nga numri i lartë i automjeteve në qarkullim, dieta e pa shëndetshme, përdorimi i lartë i alkoolit e duhanit dhe mungesa e aktivitetit fizik, sipas ekspertëve ka çuar në rritjen e riskut për një sërë sëmundjesh në popullatë.

Në raportin e fundit mbi aktivitetin fizik, vendi ynë u rendit i fundit në Europë dhe Rajon duke u cilësuar edhe si populli më dembel.

Tv Klan






Të ngjashme