OBSH: Vendet të përgatiten për koronavirusin dhe të jënë të gatshme për kontroll të brendshëm
“Vendet duhet të përgatiten për të identifikuar rastet me koronavirus sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë të gatshme për kontroll të brendshëm të epidemisë, nëse kjo ndodh”.
Ky është apeli i bërë nga përfaqësuesi i OBSH-së në Pekin, Gauden Galea, në një intervistë për Associated Press.
Shpërthimi i epidemisë po shtohet, ndërsa numri viktimave ka shkuar në 259 ndërsa më shumë 11 mijë janë infektuar.
Kryeministri kinez Li Keqiang i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të ndihmojë Pekinin në nevojën e saj urgjente për furnizime mjekësore nga vendet anëtare të BE-së. /tvklan.al