OBT, Komisioni Parlamentar Shqipëri-BE – (24 Nëntor 1999)


OBT, Komisioni Parlamentar Shqipëri-BE – (24 Nëntor 1999)

12:44 24/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Parlamentarët shqiptarë kanë marrë garanci nga kolegët e tyre europianë për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në takimin e 6-të të Komisionit Ndërparlamentar Shqipëri-BE, është vlerësuar roli i Shqipërisë për zgjidhjen e krizës kosovare, angazhimi i forcave politike shqiptare për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar ndaj organizmave nderkombëtare. Vota e vendeve frankofone do të ndihmojë Shqipërine për antarësimin e plotë në OBT.

Përsa i përket Kosovës, parlamentarët shqiptarë theksuan domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve dhe të përcaktimit të statusit përfundimtar të saj. U hodh poshtë ideja e Shqipërisë së Madhe e bashkimit të saj me Kosovën duke zgjedhur rrugën e integrimit europian./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme