Oferta të përbashkëta për turizmin
Shqipëria dhe Serbia do të kenë oferta të përbashkëta në turizëm. Në hapje të sezonit turistik, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka firmosur një marrëveshje me homologun e qeverisë serbe, Rasim Lajiç, për të rritur shkëmbimin. Turistët nga Shqipëria dhe Serbia janë të paktë në numër, aq sa nuk hyjnë në statistika. Por, ata tashmë lëvizin.
Ministri Klosi tha se ideja është që kjo të mos ngelet vetëm një nismë në mes të dyja vendeve, por Ballkani si tërësi është i pa eksploruar për miliona njerëz.
Lajiç tha se për botën, oferta është më e mirë për të arritur në këtë pjesë të Evropës dhe për të parë më shumë. Kjo për të tejkalon kufijtë politikë dhe është koha për pushime.
Përveç marrëveshjes, serbët janë të interesuar për investime në bregdetin shqiptar, me më shumë se 20 kompani, ndaj u zhvillua edhe takimi mes bizneseve që kërkojnë partnerë.
Tv Klan