Oficeri i policisë këndon himnin në komisionin hetimor
Në këtë mënyrë e ka përfunduar dëshminë e tij oficeri i policisë Entiol Xhelilaj në Komisionin Hetimor Parlamentar për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher.
Bashkë me të u ngrit në këmbë për të kënduar edhe deputeti socialist, Arben Çuko. Xhelilaj është person nën hetim nga prokuroria për këtë çështje. Në dëshminë e tij ai mohoi të ketë kryer përgjim, ndërsa debatoi me kryetarin e komisionit, deputetin Flamur Noka, duke i thënë se përgjime janë kryer në kohen kur ai ka drejtuar Ministrinë e Brendshme.
Në komision kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe Besnik Kaptelli, ish ish-drejtor i burgut të Peqini aktualisht drejtor i burgut të Rrogozhinës, i cili tha se urdhri për të futur Xhelilajn me mjetin ku dyshohet se ishte pajisja, i ishte dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.
Për llogari të këtij hetimi në muajin qershor prokuroria e Tiranes kërkoi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së shtetit Haki Çako, i cili u rikthye ne detyre me vendim gjykata disa ditë më vonë./ TV KLAN