OFL kërkon nga vëllezërit që të deklarojnë pasurinë (Emrat)
Dy vëllezër nga Berati janë subjekti i radhës i Operacionit Forca e Ligjit, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë dhe të justifikojnë burimin e tyre.
Ata janë Ervin Gavelli dhe Leonat Gavelli, të dy të dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 Janar 2020. /tvklan.al