OFL shkon në Vlorë, shkresë për deklarim pasurie dy personave


OFL shkon në Vlorë, shkresë për deklarim pasurie dy personave

11:20 17/02/2020

Dy personave të tjerë u është dërguar shkresa për vetëdeklarim pasurie në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, që këtë herë ka shkuar në Vlorë.

“Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”;

M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike””, deklaroi zëdhënësja e policisë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera OFL bëri me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK./tvklan.al






Të ngjashme