OKB dekonspiron Korenë e Veriut


OKB dekonspiron Korenë e Veriut

14:38 04/08/2018

Koreja e Veriut vijon të zhvillojë programin e saj bërthamor, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe marrëveshjes me SHBA-të për eliminim të kapacitetit bërthamor.

Denoncimi vjen nga një raport ekspert i Këshillit të Sigurimit në OKB, ku ndër të tjera thuhet se Peniani ka rritur ndjeshëm edhe shkëmbimet ilegale të produkteve të naftës e qymyrit dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit.

Paralajmërimi për programin bërthamor të Koresë së Veriut erdhi pak ditë më parë nga shërbimet sekrete në SHBA. Duke cituar zyrtarët amerikanë, Uashington Post raportoi se një repart ushtarak, që shërbente për prodhimin e raketave balistike ndërkontinentale, vijon t’i prodhojë ato.

Vendi komunist nuk ka reaguar ende ndaj raportit të Këshillit të Sigurimit.

Presidenti Donald Trump dhe lideri komunist Kim Jong un zhvilluan takimin historik në Singapor në muajin Qershor, duke i dhënë fund kërcënimeve të ndërsjellta për luftë.

Trump tha pas takimit se Koreja e Veriut nuk përbën më një rrezik bërthamor, por një marrëveshje në letër për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut nuk u firmos.

Tv Klan






Të ngjashme