OKB-ja dhuron ndihma në sektorin e antidrogës (14 dhjetor 1998)
Ministri i Rendit Petro Koçi ka kryer një vizitë në selinë e PNUD-it në Tiranë, ku Komuniteti Europian ka dhuruar ndihma për sektorin e anti drogës. Kultivimi, përdorimi dhe shpërndarja e drogës në Shqipëri ka ardhur në rritje, prandaj ndihma logjistike ishte e domosdoshme për njerëzit të cilët luftojnë këtë fenomen.
Lidhur me këtë ndihmë sot është prononcuar dhe Shefi i Përgjithshëm i anti drogës në Shqipëri nënkolonel Arben Ujka.” Ndihma ka ardhur nga OKB-ja me seli në Vjenë. Kjo ndihmë do të shpërndahet në zyrat rajonale të drejtorive dhe të Prefekturave. Fillimisht do të shpërndahet në ato drejtori të policisë që kanë ngarkesën më të madhe në drejtim të anti drogës. Këto ndihma janë pesë makina Fuoristrade, kompjutera, radio komunikimi etj. “-ka shtuar ai .
Ai gjithashtu e vlerëson këtë ndihmë nga OKB-ja e cila do të ndihmojë në luftën kundër anti drogës në vend./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj