OKB, Këshilli i Sigurimit për Kosovën – (3 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sipas burimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bëhet e ditur se ministri i Jashtëm Jugosllav i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit kthimin në Kosovë të një pjesë të disa forcave të sigurimit, me preteksin e mungesës së rendit në këtë vend.
Sipas rezolutës së 10 Qershorit që është ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara theksohet se trupat Jugosllave qoftë edhe ato të sigurimit e kanë të ndaluar të kthehen në Kosovë. Sipas burimeve të OKB-së theksohet se për çdo qëndrim të forcave jugosllave duhet biseduar vetëm me komandantin e KFOR-it, britanikun Xhekson.
Siç dihet deri tani Kosova, Aleanca e Atlantikut ka dislokuar vetëm gjysmën e trupave të saj, pra vetëm 25 mijë trupa nga 50 mijë të parashikuara. Ndërkohë sipas burimeve të Aleancës dje greko-maqedonas kanë kaluar rreth 250 automjete të trupave të KFOR-it me trupa amerikane, britanike, italiane e spanjolle./tvklan.al