OKB, kthimi i refugjatëve – (24 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Agjensia e OKB për refugjatët pas konsultimeve me komandën e lartë të KFOR-it, ka vendosur të filloj procesin e kthimit të organizuar të refugjatëve kosovarë. Me gjithë vërejtjet e organizatave për refugjatët, një pjesë e madhe e refugjatëve tashmë janë kthyer me inisiativa individuale duke mospërfillur rrezigjet nga minat apo situatat e ngarkuara me tensione të papritura.
Duke shpjeguar qëndrimin e UNHCR-së zoti Maclamara, shpjegon se kthimi i organizuar do të filloj ditëve të ardhshme. Kthimi fillimisht do të bëhet në zonat më të sigurta si Prishtina, Prizëreni, Firezaj etj. Kthimi do të bëhet me autobuz nga kampet e Maqedonisë e Shqipërisë dhe për të kthyerit do të vihen në dispozicion pajisjet e domosdoshme për rrugën, për akomodimin fillestar në vendet e tyre.
Organizata Ndërkombëtare për Refugjatët bëri të ditur se deri sot në Kosovë janë kthyer 250 mijë refugjatë kosovarë. Vetëm dje bën të ditur ky asosacion janë rregjistruar 34500 të kthyer nga Maqedonia e Shqipëria./tvklan.al