OKB: Numri i refugjatëve shënon rekord


OKB: Numri i refugjatëve shënon rekord

13:10 20/06/2016

Numri i personave të shpërngulur për shkak të konflikteve ka shënuar numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë më parë.

Të dhënat vijnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës, përllogaritet që në fund të 2015 – ës, janë rreth 65.3 milionë njerëz të shpërngulur, ku bëjnë pjesë refugjatë, azilkërkues dhe persona të detyruar për t’u shpërngulur nga vendi i tyre. Një rritje me plot 5 milionë brenda vitit.

Sipas OKB, kjo përfaqëson 1 në 113 persona në planet.

Ndërkohë, shefi i OKB për refugjatët shprehet se një klimë shqetësuese “ksenofobie” është përhapur nëpër Europë teksa kjo e fundit përpiqet që të përballojë krizën e emigrantëve.

Fluksi i madh i njerëzve, më i madhi që prej Luftës së Dytë Botërore, ka çuar në mbështetje më të madhe ndaj grupimeve të ekstremit të djathtë dhe politikave anti – emigracionit.

Në raportin e përvitshëm të publikuar në Ditën Botërore të Refugjatëve, OKB deklaroi se kjo është hera e parë që numri i refugjatë në botë e kalon 60 milionë.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre vijnë nga vetëm 3 vende: Siri, Afganistan dhe Somali. /tvklan.al






Të ngjashme