Okulistët dhe eklipsi në Shqipëri (14 Gusht 1999)


Okulistët dhe eklipsi në Shqipëri (14 Gusht 1999)

12:10 14/07/1999

Askush nuk është paraqitur tek mjekët okulistë të Tiranës gjatë këtyre tre ditëve pas shfaqjes së eklipsit. Njëra nga arsyet kryesore është mbyllja në shtëpi e pjesës më të madhe të qytetarëve. Eklipsi i 11 Gushtit tregoi se shqiptarët ishin mjaft të frikësuar prej tij. Siç u bë e ditur nga emisioni i drejtpërdrejtë i TV Klan rrugët e Tiranës dhe shumë qyteteve të tjera ishin të zbrazura, pasi dhe mediat e paraqitën këtë dukuri si të dëmshëm për shëndetin.

Nuk është hera e parë që në Shqipëri shfaqet eklipsi por herën e fundit kjo dukuri u kthye për shqiptarët pothuajse në mankth. Madje gjatë tre orëve të dukurisë në rrugët e Tiranës, policia nuk regjistroi asnjë shkelje të ligjit. Shqiptarët mesa duket preferojnë të rrëmbejnë kallashët, të vjedhin e të plaçkisin sesa të shjojnë një dukuri të zakonshme të natyrës.

Mjetet për ta vështruar eklipsin mund të ishin sajuar mjaft thjeshtë ka deklaruar një okuliste e Ambulancës së Madhe të Tiranës. Në këtë ditë kanë lindur dhe 12 foshnja. Ndërkohë në shtetet ku efektet e eklipsit ishin më të fuqishme klinikat e okulistëve kanë shumëfishuar punën me pacientë të 11 Gushtit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme