Olimpiada vështirë të mbahet pa vaksinë
Mjekët japonezë kërkojnë siguri për vitin e ardhshëm
Pa një vaksinë kundër Covid-19 do të jetë e vështirë që Lojërat Olimpike të mbahen edhe në vitin e ardhshëm. Këtë shqetësim e ngriti kreu i Shoqatës Mjekësore Japoneze.
“Unë nuk po them se Japonia duhet ose nuk duhet të presë Olimpiadën, por pa një vaksinë efektive do të ishte e vështirë që të bëhej një gjë e tillë”, tha Yoshitake Yokokura në një konferencë për media.
Yoshitake Yokokura gjithashtu u bëri thirrje autoriteve japoneze të rrisin numrin e testimeve, pasi janë të pamjaftueshme ato që janë kryer deri më tani. Lojërat Olimpike u shtynë me 1 vit dhe kjo ka sjellë edhe dëme ekonomike.
Japonia ka shpenzuar 13 miliardë Dollarë për organizimin e Olimpiadës. Për shkak të pandemisë globale të COVID-19 janë pezulluar, shtyrë dhe anuluar evenimentet sportive në të gjithë botën.
Tv Klan