Olldashi: Arsyeja përse kandidoj për bashkinë Tiranë (2007)
Autori: Blendi Fevziu
23:18 12/02/2007Për herë të parë në zgjedhjet lokale ka vetëm dy grupime koalicionesh, koalicioni i majtë dhe ai i djathtë që konkurrojnë përballë tyre në një betejë që do të kulmojë në një përballje për Tiranën. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi janë dy kandidatët për Tiranën.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ishte i ftuar kandidati i PD Sokol Olldashi. Gjatë intervistës Olldashi u shpreh se ka qenë ai i pari që ka shprehur vullnetin për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe më pas kam marrë një miratim unanim nga strukturat e PD dhe partitë e koalicionit. I pyetur për arsyen përse kandidon Olldashi tha se shikon politikën si sfidë për të zgjidhur problemet që mundet të zgjidhë.
“Kam qenë unë ai që kam shprehur vullnetin për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës dhe më pas kam marrë një miratim unanim nga strukturat e PD dhe partitë e koalicionit. Politika është një sfidë ku njeriu merr përsipër punë që mund ti bëjë për të zgjidhur probleme që mundet ti zgjidhë. Nuk e kam parë kurrë politikën si mekanizëm për të gjetur një vend pune dhe për të ngrysur jetën” ,tha Olldashi./tvklan.al
I ftuar: Sokol Olldashi kandidat për bashkinë Tiranë.