Olldashi përballë Ramës, kush do ta fitojë Tiranën (2007)


Olldashi përballë Ramës, kush do ta fitojë Tiranën (2007)

Autori: Blendi Fevziu

23:00 25/01/2007

Opinion-Për herë të parë në zgjedhjet lokale ka vetëm dy grupime koalicionesh, koalicini i majtë dhe ai i djathtë që konkurrojnë përballë tyre në një betejë që do të kulmojë në një përballje për Tiranën. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Sokol Olldashi janë dy kandidatët për Tiranën.

Për të diskutuar lidhur me dy kandidaturat Rama-Olldashi, avantazhet dhe disavantazhet e secilit, ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan katër personazhe të njohur të jetës politike dhe mediatike në vend si, Ylli Pango deputet i PD, Edi Paloka ish deputet i PD, Blendi Klosi deputet i PS, Edi Shalsi shef i kabinenetit në Bashkinë Tiranë.

“Në personalitetin e Sokol Olldashit përmblidhen dis a nga komponentët më të rëndësishëm që i duhen një politikani për të marrë Tiranën. Olldashi ka pasur një karrierë të shpejtë dhe të suksesshme, ka përfaqësuar gjitnjë një figurë fitimtare të PD”, tha Pango.

“Zgjedhja jonë ka qenë krejtësisht logjike dhe e mbështetur. PS ka bërë një veprim krejtësisht normal. Ai përfaqëson një njeri që premton shumë dhe i mban premtimet që bën”, tha Klosi./tvklan.al

Të ftuar: Ylli Pango, Edi Paloka, Blendi Klosi, Edi Shalsi.






Të ngjashme