Olli: Kemi kërkuar kthimin e biletës 30 lekë
Grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, kanë depozituar këtë të martë një projekt-vendim për çmimin biletës së urbaneve.
Sipas kreut të grupit, Leonard Olli, këshilltarët e djathtë kërkojnë nga këshilli bashkiak të marr në shqyrtim këtë projektvendim, brenda të cilit ka dy kërkesa.
Ulje të çmimit të biletës në 30 lek. Sipas Ollit bazuar në raportin e KLSH, rritja e çmimit dhjetorin e shkuar është e pa studiuar.
Në kërkesën e tyre këshilltarët e djathtët kanë propozuar që rritja që duhet bere në çmimin e biletës te subvencionohet nga shteti.
Gjithashtu ata kërkojnë udhëtimin falas në linjat e transportit publik për të gjithë fëmijët e arsimit të detyruar.
Tv Klan