Opera “Toska” çel sezonin operistik në TOB – (28 Shtator 2000)


Opera “Toska” çel sezonin operistik në TOB – (28 Shtator 2000)

09:57 28/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Opera “Toska” çel sezonin operistik të Teatrit të Operas dhe Baletit. Vepra është kompozuar nga Puccini, në 1900 dhe mbahet si opera që shfaqet më shpesh në skenat botërore. Opera “Toska” është vënë për herë të parë në skenën e TOB, në vitin 1995, duke u rivënë më pas, për dy vite rresht në 1999 dhe ajo është dhënë edhe në Shkup.

Regjia e operas është realizuar nga Nikolin Gurakuqi, orkestra drejtohet nga Eno Koço, Artist i Merituar, që është kthyer në Tiranë pas 9 vitesh mungesë, për vënien në skenë e operave “Toska” dhe “Dasma e Figaros”. Drejtoresha e TOB Zana Çela, ka bërë sot dhe promovimin e një albumi me histori në vitet e TOB. Ky është albumi i parë në 47 vite punë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora  






Të ngjashme