Operacion anti-drogë, 27 persona në pranga
Në pranga 2 shefa policie, sekuestrohen 120 kg drogë
Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë zhvilluar një operacion anti-drogë, ku janë lëshuar 41 urdhër-arreste.
27 persona janë arrestuar mes Vlorës, Himarës dhe Tepelenës, 4 janë shpallur në kërkim dhe 10 janë lënë në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje.
Ky operacion e ka zanafillën më 3 Tetor, ku u gjetën më shumë se 6700 bimë në disa fshatra të Vlorës. Prokuroria nisi hetimet ku zbuloi se shefa policie, oficerë të thjeshtë dhe banorë të zonave merrnin pjesë në kultivimin e kanabisit.
Mes personave të arrestuar është edhe shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase, shefi i krimeve në Himarë Artur Veshaj dhe policët David Fakaj, Ilir Kadena dhe Alem Llanaj.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 120 kg kanabis. 41 personat akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, kultivim droge dhe shpërdorim detyre për oficerët e policisë.
Kanabisi kultivohej në zonat e thella të Vlorës e Himarës dhe policia lejoi persona të caktuar të vijonin punë, duke shmangur kontrollin.
Tv Klan