Operacion anti-terror në Maqedoni


Operacion anti-terror në Maqedoni

19:27 09/07/2016

Forcat maqedonase të antiterrorit arrestuan mëngjesin e sotëm 4 persona, 3 në Shkup dhe 1 në Tetovë, të dyshuar se kanë lidhje me Shtetin Islamik.

Ata janë Bunjamin Gashi, Faruk Izeiri e Ergin Useini nga Shkupi dhe Mustafa Memeti nga Tetova. Në total Prokuroria Themelore Publike firmosi 7 urdhër-arreste për persona që akuzohen për veprën penale të kryerjes së aktivitetit terrorist. 3 persona të tjerë janë ende në arrati.

Operacioni policor, i zhvilluar në Shkup dhe Tetovë, u quajt “Celula 2”. Autoritetet njoftuan se personat e arrestuar janë ish-militantë të ISIS.

Sipas hetuesve maqedonas, 2 nga 3 personat në kërkim, Sefet Ramadani nga Shkupi dhe Sulejman Idrizi nga Kumanova, dyshohet se gjenden në Siri, ku po luftojnë përkrah Shtetit Islamik, ndërsa personi i 3, Burhan Seferi nga fshati Haraçinë, dyshohet se ndodhet në Shkup.

Prokuroria maqedonase propozoi masën e arrestit me burg për 4 të arrestuarit.

Tv Klan






Të ngjashme