Operacion i Europol, 178 të arrestuar në Ballkan
Një super operacion i zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi ka përfunduar me 178 persona të arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 300 kg drogë dhe 160 armë.
Detajet janë publikuar në faqen zyrtare të Europolit, ku thuhet se ka qenë Spanja vendi që ka drejtuar operacionin. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL, ndërsa janë infiltruar rreth 8.300 agjentë nga 28 vende të ndryshme, madje edhe brenda vendeve të Bashkimit Europian, të cilët bënë të mundur identifikimin e këtij grupi.
Ndërkohë, burime nga Polica e Shtetit bëjne me dije se operacioni është zhvilluar nga data 5 deri më 9 Shtator, ndërsa emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk bëhen ende me dije.
Tv Klan