Operacion i policisë greke, sekuestrohet 101 kg kanabis dhe armë
Policia greke ka zhvilluar një operacion antidrogë në Kallpaq pranë Janinës, ku ka sekuestruar 101 kg kanabis sativa dhe një kallashnikov.
Në pranga ra një 50-vjeçar shtetas i huaj, ndërsa nga mediat greke nuk saktësohet nëse ai është shqiptar.
50-vjeçari po transportonte drogën dhe armën me automjet. Lënda narkotike ishte ndarë në 65 pako. I arrestuari është transferuar në Drejtorinë e Policisë së Janinës dhe hetimet i kanë kaluar Prokurorisë së Janinës. /
tvklan.al