Operacion masiv i policisë, priten arrestime
Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Në fokus të operacionit janë personat e dyshuar dhe të përfshirë në vepra penale që nderlidhen me “falsifikim të dokumenteve ” dhe “uzurpim të paligjshëm të pronës”.
Operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit do të bëhen të ditura detajet tjera me kohë./ Klan Kosova