Operacioni antidrogë i policisë greke dhe gjermane


Operacioni antidrogë i policisë greke dhe gjermane

15:30 03/01/2017

Në Greqi është ndërmarrë nga policia një operacion i madh antidrogë. Gjatë këtij aksioni kanë përfunduar në pranga 4 shqiptarëve dhe dy greke.

Operacioni është zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit në bashkëpunim me policinë gjermane me qellim shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtarë të trafikut të kanabisit.

Operacioni filloi pasi autoritetet greke të portit të Igumenicës zbuluan një sasi të madhe droge në një furgon frigorifer që do të udhëtonte  me tragetin e linjës për në Itali.

213 kg kanabis, të fshehura mes një ngarkese me mobile dhe djathë, u zbuluan gjatë kalimit të furgonit nga skaneri. Dy drejtuesit grekë të furgonit u arrestuan. Përveç tyre, në Greqi janë arrestuar edhe 4 shtetas shqiptarë, ndërsa një pjesëtar i rrjetit është arrestuar në Gjermani.

Rrjeti dyshohet se sillte drogë nga Shqipëria në Greqi, dhe prej andej trafikohej për në shtete të tjera europiane. Sasi e kanabisit e kapur në Igumenica mendohet se përfaqëson një pjesë fare të vogël të drogës që ka trafikuar grupi në fjalë, për të cilin ende nuk janë dhënë detaje.

Pritet që autoritetet greke të bëjnë njoftimet zyrtare kur operacioni të finalizohet.

Tv Klan






Të ngjashme