Operacioni i rrallë që bëri 20-vjeçari


Operacioni i rrallë që bëri 20-vjeçari

10:05 13/07/2017

Zac Mitchel 20 vjeç punon në një fermë në Australinë Perëndimore. Ai kujdeset për kafshët, por puna e tij ka dhe të papritura. Në muajin prill ai u plagos nga një dem, që i preu gishtin e madh të dorës.

20-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve për të ngjitur gishtin e tij të këputur, por pa sukses. Mjekët më pas vendosën që gishtin e këputur të dorës ta zëvendësonin me gishtin e madh të këmbës. Djaloshi ra dakord për këtë operacion dhe pranoi menjëherë duke mos hezituar aspak.

Kësaj radhe, transplanti i gishtit të madh nga këmba në dorë një operacion që doli me sukses. Mjekët thonë se ai do të ketë nevojë për më shumë se 12 muaj rehabilitim, por 20-vjeçari planifikon që t’i rikthehet punës në fermë sa më shpejt.

Spitali tha se ishte rast i rrallë të transplantonte një gisht të plotë si në këtë rast. Kur kanë kaluar dy javë nga operacioni, pavarësisht mungesës së gishtit të madh të këmbës, i riu ecën në gjendje normale.

/tvklan.al






Të ngjashme