Operacioni ndërkombëtar i Europol, 2.38 ton kokainë dhe 314 të arrestuar


Operacioni ndërkombëtar i Europol, 2.38 ton kokainë dhe 314 të arrestuar

16:35 19/10/2016

2.38 ton kokainë dhe 314 të arrestuar është bilanci i një operacioni ndërkombëtar droge të organizuar nga Europol.

Në sajë të operacionit të koduar  “Ciconia Alba”, u shpëtuan 529 viktima të trafikimit të qënieve njerëzore,  u kontrolluan 541.423 shtetas dhe mjete, si dhe u sekuestruan gjithashtu 181.550 euro.

Në këtë operacion që zgjati një javë morën pjesë 52 shtete dhe 5 organizata ndërkombëtare të luftës ndaj krimit.

Pjesëmarrëse ishte gjithashtu edhe Policia e Shtetit shqiptar, ku oficerët tanë të Sektorit Kundër Trafikut të Qënieve Njerëzore janë dërguar në Gjermani dhe kanë kryer veprime konkrete me palën gjermane në terren.

Ata kanë patur pikat e tyre të kontaktit ku kanë shkëmbyer informacion edhe për çështje të trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni komandohej nga një qendër koordinuese operacionale që ishte instaluar në selinë e Europolit në Hagë./tvklan.al






Të ngjashme