Ndalohet pjesëtari i ‘Bandës së Durrësit’ së bashku me shokun


Ndalohet pjesëtari i ‘Bandës së Durrësit’ së bashku me shokun

21:50 03/10/2017

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për operacionin e së martës, ku u arrestuan me armë në një makinë ‘Porche’ dy persona, një prej të cilëve dyshohet se është pjesëtar i të ashtuquajturës ‘Banda e Durrësit’.

Sipas policisë, në zbatim të Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale janë arrestuar në flagrancë 30-vjeçari Marjel Fierza dhe 34-vjeçari Genti Nderjaku, të dy banues në Durrës.

Fierza mësohet se u ka shpëtuar dy atentateve me armë në vitet 2010 dhe 2012 dhe njihet në qytet si mik i Lulzim Berishës, kreu i "Bandës së Durrësit". Arrestimi i Fierzës vjen një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili e përmendi Berishën si drejtues të një ndër katër klaneve që drejtojnë krimin e organizuar në vend.

Arrestimi Fierzës dhe Nderjakut u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche' u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri pistoletë tip ‘Beretta’; automjeti tip ‘Porche’ dhe 6 telefona celularë./tvklan.al

 





Të ngjashme