Opinion – Detajet e vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha!


Opinion – Detajet e vrasjes së oficerit të policisë Saimir Hoxha!

Autori: Blendi Fevziu

22:00 28/09/2021

Të ftuar në Opinion: Klodiana Lala, Artan Hoxha, Spartak Koka, Fatjona Mejdini dhe Armand Bajrami.

Skeda e vrasësit të policit/ Aldi Rama detyroi të dashurën të konsumonte kanabis dhe kreu marrëdhënie me të

Aldi Rama, 21-vjeçari i cili vrau sot policin Saimir Hoxha 44 vjeç në Ishull Lezhë, është person me precedent të mëparshëm penal.

Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, zbuloi edhe skedën e Aldi Ramës, i cili në vitin 2018 kur ishte 18 vjeç i kishte vjedhur telefonin të dashurës së tij, e kishte shantazhuar, e kishte detyruar të konsumonte lëndë narkotike dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në prani të dy shokëve të tij.

Gjykata e Lezhës e dënoi me 3.4 vite burgim Aldi Ramën dhe më pas ndryshoi vendimin në shërbim prove kur i kishin mbetur më shumë se 2 vite burgim.

Është një vendim i Gjykatës së Lezhës, kur në 2018, Aldi Rama i ka vjedhur, grabitur të dashurës së tij A.S. telefonin iPhone 7 dhe është larguar dhe të nesërmen i ka thënë që dhe të vish ta marrësh te shtëpia ku banonte te gjyshi, i ka thënë duhet të më japësh 50 Euro. Sapo ka vajtur vajza e ka goditur, e ka futur me zor në taksi bashkë me 2 shokë dhe e ka çuar në periferi të Lezhës në një banesë. E ka detyruar të konsumojë kanabis sativa dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj dhe e ka shantazhuar se do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale. Në shtëpinë ku banonte me gjyshin pranë sobës së druve policia konstatoi një qese me 14 gram kanabis. Gjykata e ka dënuar vetëm për vjedhje dhe për kultivim të lëndëve narkotike me 3.4 vite burg. Është pezulluar ekzekutimi i dënimit për pjesën e mbetur dhe e ka vendosur në shërbim prove”, tha gazetari Spartak Koka.

Publikohet foto, momenti pak para vrasjes së efektivit Saimir Hoxha

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është publikuar një foto që tregon momentet e fundit të efektivit Siamir Hoxha.

Siç shihet nga foto, oficeri Saimir Hoxha që mbeti i vrarë është shumë afër me Aldi Ramën dhe dy personat e tjerë që e shoqëronin atë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se fotoja është marrë nga kamerat e sigurisë në zonë, pasi e gjithë zona është e monitoruar sepse është monument natyre.

Po ta sqaroj, kjo zonë është e mbrojtur dhe ka kamera sigurie. Kamerat kanë filluar pikërisht këtë moment”, tha Klodiana Lala.

Ky është vendi ku vrasësi i policit qëlloi veten me armë, gazetari Koka zbulon detajet

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan detaje të reja për ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku polici Saimir Hoxha u vra me armë zjarri nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Gazetari Koka ka ndjekur nga afër në terren të gjithë aksionin e forcave RENEA për kapjen e autorit. Këto janë edhe pamjet e vendit ku Aldi Rama qëndronte i fshehur për rreth 2 orë, përpara se ai të qëllonte veten me armë duke mbetur i plagosur në gjendje kritike.

Në vendngjarje konstatoheshin dhe shenja gjaku të 21-vjeçarit nga transportimi drejt ambulancës.

Gazetari Spartak Koka tregoi në Opinion se sipas informacioneve të marra në vendngjarje, Aldi Rama kishte në krahun e majtë edhe një tatuazh në gjuhën angleze ku shkruante “Dua të bëhem vrasës”. 

Vrasja e policit në Lezhë, Fevziu: 21-vjeçari duhet të ishte në bankat e shkollës, frika nga ligji nuk ekziston

Drejtuesi i emisionit, Opinion, Blendi Fevziu, në hyrje të emisionit të sotëm ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një polic në Lezhës.

Fevziu u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë, por është akoma më kriminale pasi polici u vra nga dora e një 21-vjeçari që duhet të ishte në bankat e shkollës.

Saimir Hoxha oficer policie ka humbur jetën. Oficeri i policisë është qëlluar nga 21-vjeçari, Aldi Rama. Ai ka qëlluar në momentin e ka ndaluar, në patrullim ose në kërkim të një parcele me me kanabis, ka qëlluar efektivin e policisë duke i marrë atij jetën në vend. Është i pari efektiv që humb jetën në kohët e fundit që humb jetën në detyrë. Ndërkohë që 21-vjeçari është larguar, oficerë të tjerë nuk arritën ta ndalojnë. Është ndjekur me helikopter dhe me forca speciale, më pas ai ka qëlluar vetën dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Ngjarja është shumë e rendë. Ka humbur jetën një oficer policie nga një 21-vjeçar.

Padyshim që është një akt kriminal, por është një akt akoma më kriminal kur vjen nga një 21-vjeçar. 21-vjeçari duhet të ishte në bankat e shkollës, duhet të ishte ne auditorët e universitetit. Por ai kishte zgjedhur që të bënte të fortin me një pistoletë që pozonte në rrejtët sociale. Është një problem i vazhdueshëm, vazhdimisht kemi folur për personazhe të ngjashëm me makina të shtrenjta që harbohen në klubet e Tiranës, duke blerë me para autoritetin e shtetit. Duke marrë makina që kushtojnë 200 mijë Euro  dhe pse nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre”, u shpreh ndër të tjera drejtuesi i emisionit.

Spartak Koka tregon dinamikën se si forcat RENEA zbuluan ku fshihej vrasësi i policit

Gazetari i Tv Klan Spartak Koka ka shpjeguar dinamikën se si ndodhi ngjarja e vrasjes së policit Saimir Hoxha në Lezhë.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Spartak Koka ka treguar me pamje si forcat RENEA neutralizuan vendndodhjen e Aldi Ramës, vrasësit të policit.

Gazetari Spartak Koka nuk ka qenë shumë larg vendit se ku fshihej Aldi Rama. 

Spartak KokaNë këtë moment është evidentuar nga ana e strukturave të Policisë vendndodhja e saktë e këtij personi pas informacioneve që kanë marrë dhe nga banorët e zonës është një vilë dy katëshe ngjyrë e bardhë, të cilën ne nuk e kishim idenë se ku ishte saktësisht pozicionimi i Aldi Ramës. Përballë vilës strukturat e Policisë kanë konstatuar një person i cili kalonte kanalin me ujë në anën tjetër dhe ishte fshehur. Ne na bën përshtypje kjo ngjarje se helikopteri i Policisë për rreth 20 minuta po kërkonte në të njëjtin perimetër… /tvklan.al






Të ngjashme