Opinion-Dokumentar i Vitit 2000, seria 2- (28 korrik 2010)- Turizmi në Shqipëri IV


Opinion-Dokumentar i Vitit 2000, seria 2- (28 korrik 2010)- Turizmi në Shqipëri IV

Autori: Blendi Fevziu

23:30 28/07/2010

Emisioni i datës 28 korrik 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu është një dokumentar i vitit 2000  (seria 2), në lidhje me turizmin në Shqipëri i përgatitur nga Komiteti i Zhvillimit të Turzimit në vendin tonë. Ky është një ndër materialet e para që një shqiptar po tentonte të bënte , për të provuar imazhe të ndyrshme në Shqipëri , për të promovuar një Shqipëri turistike , që ishte e gatshmë që të priste turistë. Ky dokumentar të një dekade më parë na njeh me imazhe që shumë njerëz sot i njohin , që janë pjesë e një realiteti turistik, të një Shqipërie të caktuar. Më pas vjen edhe një material shumë interesant dhe i takon vitit 2000, që është i ndërtuar më mjaft interes, që i përket një turizmi specifik që nuk është shumë i rrahur në Shqipëri , pra atij të sportit të kajakëve. I gjithë ky material është dokumentari i fundit i këtij emisioni . Por edhe në ditët në vijim do të shfaqen edhe imazhe si dhe dëshmi nga turizmi aktual dhe mënyrën sesi shqiptarët ndahen sot në argumentat pro edhe kundër për turzmin që po zhvillohet në ditët e sotme dhe për të sjellë imazhet e për t’i kontrastuar ato me të dikurshmet ./tvklan.al






Të ngjashme