Opinion – Dritan Prifti (16 korrik 2009)
Autori: Blendi Fevziu
23:30 16/07/2009Emisioni i datës 16 korrik 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu , sjell një intervistë me njërin prej protagonistëve politikë , i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit nën siglën e Lëvizjes Socilaiste për Integrim z.Dritan Prifti .
Dritan Prifti ka ardhur në qendër të vëmendjes si një nga protagonistët kryesore në këtë zgjedhje ku deklaroi se mandati i tij nuk do t’i bashkohet Partisë Socialiste ende pa u marr një vendim nga LSI për t’u bashkuar me mazhorancën drejtuar nga Sali Berisha .
Dritan Prifti: Për mua ka qenë e të thenë të drejtën një vendim jo vështirë sepse unë gjatë gjithë kohës që jam marrë me politikë dhe që Edi Rama ka pasur një rol të rëndësishëm në Partinë Sociliste ka qenë kundra tij. Edi Rama më është dukur në të gjitha aspektet një njëri i cili është bosh , një njëri i cili është një aktor i mirë që di të manipulojë mediat , di të manipulojë miqtë shokët , por që asnjëherë nuk më është dukur një kalli i mbushur . Edi Ramën e kam njohur që në vitin 2000 kur unë kam qënë shef kabiteti i z.Ilir Meta. Në atë koh Edi Rama ka qenë ministër i Kulturës në qeverinë e zotit Meta. Dhe që në njohjet e para ku ato të parat të lënë mbresa , takimet e para me atë kanë pasur shumë mangësi.
Prifti thekson që në kohët kur ra në kontakt me Edi Ramën ka kuptuar se ai ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies me Ilir Metën një gjë kjo që do të sillte edhe prishjen apo shkatërrimin siç e thekson ai të Partisë Socialiste madje edhe të zotit Meta vetë.
Dritan Prifti: Skam pasur asnjëherë problem personal me Ramën . Marrëdhienet tona kanë qenë totalisht korrekte nuk kemi pasur asnjëherë asnjë lloj zënke me të. Madje dua të them që në ato zgjedhje ka qënë edhe pjesmarrja më e madhe në krahasim me zgjedhjet e tjera dhe po t’i hym këtyre zgjedhjeve Edi Rama ka blerë jashtë mase shumë vota . Unë mund t’ju informoj të paktën më atë që ka ndodhur në qarkun e Fierit ku e kam ndjekur fushatën çdo orë e çdo minutë vetë. Unë e deklarova votën time ndaj Berishës sepse do doja që të vazhdonte të rrinte Partia Socialiste por duhet të largohej Edi Rama dhe që ajo parti duhet të reformohet sepse vazhdon të jetë një qendër e ndyrë biznesi ku secili përpiqet si t’ia fusi tjetrit për të përfituar diçka për vete pra është një parti e cila nuk është gati për pushtet./tvklan.al