OPINION – FJALEKRYQI I LEGALIZIMEVE!


OPINION – FJALEKRYQI I LEGALIZIMEVE!

12:26 02/11/2016

I ftuar:

Artan Lame

I ftuar i mbrëmjes në emisionin “Opinion” është drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it, Artan Lame. I pyetur se sa është aktualisht numri i ndërtimeve pa leje në Shqipëri në proces legalizimi, Lame u përgjigj se në në bazë të llogaritjeve të një viti më parë janë 460 mijë vertëdeklarime, por ka shumë ripërsëritje.

“Pas një infiltrimi që kemi bërë, janë 320 mijë ndërtime pa leje që kanë hyrë në proces pastaj ka edhe të tjera që nuk kanë hyrë. Sot jemi në shifrën e legalizimit 80 mijë, por sa kohë do kenë mbetur edhe 100 legalizime do të ankohen”

I pyetur nga gazetari Fevziu se sa para duhet të paguasg nën dorë për të legalizuar ndërtimin pa leje, Drejtori i ALUIZN-it, Arta Lame është shprehur se “Nuk e vej në diskutim që ka korrupsion. Unë po flas për institucionin tim. E kam ndeshuar vetë në takimet që bëj të premteve me qytetarët, që i thua të bie rruga,  trotuari apo kolektori, ”E mora vesh thotë po sa bën”. Nuk do tja dijë fare që i thua ke këtë hall dhe nuk anashkalohet Dhe është i prirur të mëndojë se këtë po e bëni se sa lekë do. Dhe deri këtu është normale ta mendojë që sa bën kjo gjë.

Fevziu: Por nuk është se nuk janë zgjidhur probleme me lekë?

Lame: Të thashë që nuk e vej në disktutim që ka korrupsion. Herë pas here çdo katër-pesë muaj grupe inspektorësh i spostoj për të shmangur rehatosjen  dhe shtimin e kontakteve në çdo zonë. Ajo që nuk bëhet nuk bëhet…

Fevziu: Ose bëhet me shumë lekë?

Lame: Nëse sipër teje kalon linja e interkonjuksionit kalon nuk bëhet. As me kolektorë….”

Një qytetar shkruan: Shtëpia ime, pallati i kohës së Enver Hoxhës, është shtuar në 1994. Sot nuk legalizohet dot gjithë shtesa se ka cënuar trotuarin në masën 20 përqind. Si veprohet me 80 përqindshin që mund të legalizohet?

Artan Lame: Kemi vrarë goxha mendjen sidomos për shtetas anësore për qytetet e mëdha që kanë shtesat e pallateve 5 katëshe, Ku një pjesë e tyre o kanë zënë hapësirat rreth pallateve, një pjesë kanë zënë deri të trotuaret. Kemi vrarë mendjen si i bëhet në të tilla raste. Ne kemi gjet një zgidhje por që do edhe vullnet. Kati i parë duhet lënë si galeri dhe katet e tjera duhet të legalizohen.

Artan Lame bëri me dije në emisionin Opinion përballë gazetarit Blendi Fevziu se ai që ka zënë tokën e dikujt apo tokën e shtetit, do të pagujë, kurse ai që ka tokën e vet nuk paguan asnjëgjë. Ndër të tjera, Lame theksoi se edhe ata që kanë tokën e vet, sipas tij, duhet të paguajnë një taksë. “

Kanë ndërtuar pa leje, duhet të paguajnë diçka, duhet të japin një gjë për shoqërinë.” 

Ai tha se ka qenë këmbëngulja e Edi Ramës për të mos e bërë realitet një projekt të tillë.

Drejtori i ALUIZN-it. Artan Lame u ka shpjeguar edhe njëherë të gjithë qytetarëve se kush ka ndërtuar pas 24 qershorit 2014, pa leje, nuk do të lëgalizohet. “Nëse ke ndërtuar pas datës 24 qershor 2014 që është dita e hyrjes në fuqi të ligjit të legalizimeve, objekti nuk legalizohet. Fevziu/ Po ku e  shikon ti kur e ka ndërtuar, para apo mbrapa? E shikoj në nivelin e dy javëve. Sepse ka dy instrumenta direkt viziv dhe një mori instrumentash indirekt që do të thotë: E para është fotografimi ajror i riu i Shqipërisë që po bëhet tani që është mbyllur diku në marsin e  vitit 2015 që shërben për të parë gjendjen e objektit në atë kohë dhe e dyta imazhet ajrore të gogle earth të cilat janë të rinovueshme muaj për muaj dhe plus kësaj janë një mori dokumentash rinovues nëse është e nevojshmne kontrata e dritave. 






Të ngjashme