OPINION – HISTORI: DASMA E MBRETIT ZOG!


OPINION – HISTORI: DASMA E MBRETIT ZOG!

10:12 07/10/2016

Histori

Dasma e Mbretit Ahmet Zog me konteshën, Geranldina Apponyi, ishte padyshim një prej evenimenteve më të rëndësishme të historisë së monarkisë Shqiptare. Më 27 prill 1938, Shqipëria u bë kryefjalë e mediave botërore fal martesës.

The Washington Daily News shkruante në atë kohë:

“Tiranë, Shqipëri, 27 prill. Profetësia e një fallxhoreje cigane u përmbush sot kur 21 vjeçarja, kontesha hungarezo-amerikane, Geranldina Apponyi u bë mbretëreshë. Nusja e Ahmet Zogut, 42 vjeç, mbret i Shqiptarëve.”

Por edhe Vatikani kishte qëndrimet e tij zyrtarë për martesën e Zogut.

Mbreti Zog kishte 10 vjet që kërkonte një grua. Vetëm mbrëmjen e vitit të ri, i dërguari konfidencial i mbretit, përgatiti takimin e parë me konteshën gjysmë amerikane. Ajo ishte zonja e duhur për mbretin.

Albumet fotografikë nuk janë të vetmet dëshmi që përmbledhin ngjarjet e ndodhura ditën e dasmës së Mbretit Zog me konteshën Geraldina. Një material shumë i rrallë është xhiruar nga ekipi i kameramanëve amerikan. Në kinokronikat e xhiruar në 27 prill tregojnë sesi Tirana zyrtare po përgatitej për dasmën e monarkut të saj. Si ishte gjendja në qytet dhe mbi të gjitha si u përgatit torta, elementi më i rëndësishëm i dasmës.

Artan Lame në rolin e koleksionistit ka në grupin e materialeve të tij të rralla edhe penën dhe kallamarin më të cilën Mbreti Zog dhe Geraldina nënshkruan dokumentin e tyre të martesës. Ai zotëron edhe një kopje origjinale të fotografisë zyrtare të dasmës. Zbuloni historinë e këtyre objekteve dhe si arriti Lame ti bashkonte pas shumë vitesh.






Të ngjashme