Opinion – Ilir Meta, Intervistë në shtëpi (13 korrik 2009)


Opinion – Ilir Meta, Intervistë në shtëpi (13 korrik 2009)

Autori: Blendi Fevziu

23:32 13/07/2009

Emisioni i datës 13 korrik 2009 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë me Ilir Metën , krejtësisht e veçantë e realizuar në shtëpinë e tij , ndryshe nga herët e tjera.

Një intervistë ku do diksutohet rreth jetës së tij , marrëdhëniet e tij në fushën politike ,  karriera e tij duke filluar që nga vitet 90 e deri më tani .

Ilir Meta: Momenti që unë kam lindur në Skrapar ka qënë një  moment ku babai im ka qenë më punë në Tiranë ka qenë mësues në shkollën Skëndëbej , por pa shtëpi siç ka qenë në atë kohë . Më pas kur u bëmë me shtëpi pallati fare pranë shkollës Skëndërbej ndërtuar me punë vullnetare fare pranë Pazarit të Ri , aty ku filluam edhe të jetonim ne. Ne jemi vendosur në Tiranë rreth vitit 1970. Ajo ka qenë një ndër lagjet më tradicionale të asaj kohe pa diskutim kishte komunitete mjaft interesante pra ishin autoktonë në Tiranë në atë kohë , që gjithmonë ka qenë në harmoni me komunitetet e reja të Tiranës. Ndonjëherë më vjen keq për atë lagje teksa e shikoj sa ka ndryshuar sot , pra është cënuar ai tradicianaliteti i rrugicave , shtëpive , ku janë bërë shumë pallate tani , pra është dëmtuar ajo pasuria e veçantë. Unë kam shumë nostalgji për atë lagje , sepse kudo se që secili kalon atë fëmijërinë e tij , unë akoma mbaj lidhje me ata njerëz që jetojnë në atë lagje kam akoma lidhje shumë të forta me ata. Një ndër ëndrrat e mia të para ka qenë që të bëhesha Skëndërbegas , sepse duke qenë fëmijë babai më merrte në shkollën Skëndërbej  dhe unë rrija me disa fëmijë të moshës 14-15 vjeç, duke qënë se ata mvbanin armë ku në atë kohë nuk kishte nga ato lodrat e avancuara sa sot , mamaja ime shqetësohej shumë kur dëgjonte këtë ëndërr .  Madje edhe ëndrra për t’u bërë pilot ka qenë ndër ato të miat kur ne i kalonim pushimet në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes ku unë gjithmonë rrija me pilotët që ishin shokët e babait apo edhe marinarët e tjerë që punonin atje.

Ilir Meta shprehet që në përiudhën e adoleshencës rastësisht u bë komentator , ku në atë kohë ai zbulon edhe një tjetër pasion të tijin atë për gazetarinë , ku rastësisht ai përmend edhe një moment ku shkruante për Gazetën Studenti , duke deri në vitet 90 komentonte ndeshjet një pasion që më pas u zhduk me kalimin e viteve.

Ilir Meta : Gjithmonë në atë periudhë kur iu futa politikës ,  kishte gjithmonë një lloj skepticizmi për Partinë Socialiste nga të huajt. Unë në fakt duhet të them një rast me një kolegun tonë. Kur vjen Pirro Fasino  në 94 që në atë përiudhë ishte edhe Sekretar Ndërkombëtar i Pidiasit ai takohet me Berishën ditën e parë që kishte ardhur edhe me ftesë të Partisë Social Demokrate në atë kohë që kishte edhe lidhje me qeverinë e asaj kohe , por ajo që dihet marrëdhëniet e Pidias-it me Partinë Socialiste ishin shumë të ftohta. Në të atë kohë duke qënë se vetëm TVSH-ja ishte del në televizor takimi i Fasinos me Berishën. Lajmi i parë që del aty ishte Fasino socialistët janë komunistët e asaj kohe dhe disa miq të mi më thonë që si mund ai që t’a bënte një gjë të tillë do jua ndreqim qejfin , por kjo na largonte ne nga ideja për t’u futur në Internacionale. Pra dua që të them që ky ishte raporti i asaj kohe mosbesimi , dhe ky mosbesim u kapërcye hap pas hapi dhe në atë kohë FRESH-i pati një rol shumë të madh sepse anëtarësimi i FRESHI-t në Internacionalen e Rinisë ishte porta kryesore e marrëdhënieve që u vendosën më pas me këtë Internaconale dhe me Partinë Socialiste Europiane , ku e vemtja parti që e mbështe PS në atë kohë ishte PASOK-u ./tvklan.al






Të ngjashme